75 Mall Live Search
14:29 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ismaili: U nënshkrua kontrata për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se sot po nis jetësimi i Spitalit të Prishtinës, një projekt i munguar dhe i kërkuar prej kohësh nga prishtinasit. Këto deklarata Ismaili i bëri pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës për studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit detal të Spitalit të Prishtinës nga Ministri Yagcillar dhe kompania e njohur gjermne ICME. “Sot jam shumë i lumtur që po nis jetësimin e tij një prej projekteve që kam filluar gjatë këtij viti”, ka thënë Ismaili duke shtuar.

“Realizimi i këtij projekti që synon barazi e drejtësi për qytetarët ka qenë njëri nga prioritetet e mia kryesore. Kam qenë i angazhuar që të korrektohen gabimet e të kaluarës që kanë lënë Prishtinën në harresë, kurse qytetarët e Prishtinës pa kujdesin e duhur shëndetësor.” Nënshkrimi i sotëm për Studimin e Fizibilitetit është një hap tjetër i rëndësishëm në ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

Ky studim do të vlerësojë madhësinë dhe kapacitetet e tij. Kësisoj ai do të hap rrugën për vazhdimin e mëtutjeshëm të këtij projekti me rëndësi të madhe për kryeqytetin.

Për periudhën trevjeçare 2019-2021, janë alokuar 7 milionë euro për ndërtimin e këtij spitali me mundësi shtimi të buxhetit nëse studimi i fizibilitetit thotë se ai do të kushtojë më shumë.