75 Mall Live Search
13:37 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ministri Ismajli, e nis ditën pak më ndryshe (Foto)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli sot ka zgjedhur të nis ditën më ndryshe se zakonisht.

Ai ka vrapuar në Gërmi së bashku me Arineta Mulën, që ka ngjitur amajt më të larta në botë.

Shkrimi i tij në Facebook:

Sot e sfidova veten të vrapoj me Arinetën, e cila ka ngjitur majat më të larta në botë, si: Mount Everest, Ama Dablam, Matterhorn, Eiger, Mount Blanc, Kilimanjaro etj. Ne vrapimin e bëmë në Parkun e Gërmisë . Kosova  jonë ka natyrë të bukur për aktivitete, andaj organizatat si #KosovoTrailRunningAssociation organizojnë dhe inkurajojnë të gjithë, pa dallim moshe, që të ngjiten shtigjeve të bukura të vendit tonë.

Vrapimi është më i lirë se terapia #jetoshëndetshëm #ediel#inspirim