75 Mall Live Search
23:50 / E Enjte, 17 Mars 2022 / OSH

Ministri italian i Kulturës: Gati të rindërtojmë teatrin e Mariupolit

Italia është gati të rindërtojë teatrin e Mariupolit, i cili u shkatërrua nga një sulm me bombë nga ushtria ruse. Kështu ka deklaruar Ministri italian i Kulturës Dario Franceschini.

“Kabineti … ka miratuar propozimin tim për t’i ofruar Ukrainës burimet dhe mjetet për ta rindërtuar atë sa më shpejt të jetë e mundur,” shkroi Franceschini në Twitter.


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e falënderoi në Twitter.

“Ju keni dhënë një shembull të mirë për t’u ndjekur. Së bashku do ta rindërtojmë vendin deri në tullën e fundit,” shkruan ai.