Ministri italian kërkon transmetimin falas të ndeshjeve të kampionatit

Ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo Spadafora u ka kërkuar zyrtarisht Ligës së Serisë A dhe Federatës Italiane të Futbollit, që të transmetojnë falas të gjitha ndeshjet e kampionatit Italian, përsa kohë që ato luhen pa praninë e tifozëve.
Frika nga përhapja e coronavirusit ka bërë që qeveria italiane të mbyllë dyert e stadiumeve për tifozët, ndërsa duke filluar nga kjo fundjavë e deri më 3 prill të gjithë ndeshjet e Serisë A do të luhen pa praninë e spektatorëve.
Federata e Futbollit ka dhënë miratimin e saj menjëherë që sfidat të transmetohen falas për tifozët, ndërsa tani pritet vetëm përgjigja e Ligës së Serisë A, që me shumë gjasë do të jetë gjithashtu pozitive dhe tifozët do të mund të shohin ndeshjet nga ekrani i televizorit.