Ministri izraelit thotë se do të armatosë civilët masivisht me pushkë të gjata

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir, ka njoftuar se ministria e tij po blen 10,000 pushkë të gjata për të armatosur ‘skuadrat e sigurisë civile’ në të gjithë Izraelin dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Times of Israel, raporton The Guardian.
Në raport thuhet se pushkët, 4000 prej të cilave tashmë janë blerë, do të shkojnë në qytetet izraelite afër kufijve, por edhe qytetet e përziera hebreje-arabe brenda Izraelit dhe vendbanimeve të Bregut Perëndimor.
Ben-Gvir ka dënime për mbështetje të terrorizmit dhe nxitje kundër arabëve.
Ai u citua të thoshte se armët dhe pajisjet do të shpërndahen në “qindra qytete që kanë ekipe civile të sigurisë të lidhura me forcën e Policisë Kufitare të Policisë së Izraelit”.
Ekipet civile të sigurisë ofrojnë siguri për qytetet dhe komunitetet e vogla, por në Bregun Perëndimor, disa kanë sulmuar palestinezët.
“Ne do ta kthejmë botën përmbys në mënyrë që qytetet të mbrohen”, citohet të ketë thënë Ben Gvir. “Kam dhënë udhëzime për armatosjen masive të ekipit civil të sigurisë.”