Ministri japonez nesër në Prishtinë, merr pjesë në mbjelljen e disa drunjve në qendër
Me fillim nga ora 11:00 nesër Komuna e Prishtinës do të bëjë mbjelljen e drunjve të llojit ‘Cherry Blossom (Sakura)’, në kryeqytet.
Mbjellja e këtyre drunjve do të bëhet saktësisht pranë objektit të Qeverisë (ish Rilindja) dhe të pranishëm do të jenë i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, zv/kryeministri Behgjet Pacolli si dhe Abe Tishoko, ministër i Shtetit në Japoni, transmeton Indeksonline.
Është pikërisht Japonia vendi i cili ka dhuruar këta drunjë për Prishtinën./Indeksonline/