17:39 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri japonez për Sigurinë Kibernetike nuk e ka përdorur asnjëherë kompjuterin

Ministri për Sigurinë Kibernetike Yoshitaka Sakurada nuk e ka përdorur asnjëherë kompjuterin në karrierën e tij profesionale dhe se nuk e kupton konceptin e USB-së.

Yoshitaka këtë e konfirmoi vet të enjten në parlamentin japonez, transmeton Indeksonline.

“Që nga mosha 25 vjeçare, unë i kam dhënë instruksione punëtorëve dhe sekretareve të mija, pra unë kurrë nuk e kam përdorur kompjuterin” u shprehë ai para deputetëve.

Deputetët mbetën të habitur dhe e kritikuan ministrin 68 vjeçar./Indeksonline/