23:51 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Ministri kosovar lajmërohet nga Beogradi, paralajmëron një marrëveshje

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është duke qëndruar në Beograd.

Lluka bashkë me përfaqësues të tjerë nga institucione të ndryshme shtetërore, organizata joqeveritare dhe kompani vendore në fushën e teknologjisë informative do të marrin pjesë në Samitin Dixhital.

Në këtë Samit Dixhital pritet të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes për roaming në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sapo kemi arritur në Beograd për të marrë pjesë në Samitin Dixhital ku pritet të nënshkruhet marrëveshja për roaming në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Delegacioni Kosovar është i përfaqësuar nga institucione të ndryshme shtetërore, organizata joqeveritare dhe kompani vendore në fushën e teknologjisë informative.

Përveç pjesëmarrjes në panele të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dheARKEP – Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, do të ketë prezantime nga Mergim Cahani, Gjirafa.com, Shpend Lila, Innovation Center Kosovo dhe të tjerë.