75 Mall Live Search
16:09 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Ministri Krasniqi i jep përkrahje të fuqishme Agron Avdijajt në Istog: Ftoj të gjitha komunitetet të votojnë për ndryshim

Kryetari i IRDK-së, njëherit ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i ka dhënë përkrahje të fuqishme kandidaturës së Agron Avdijajt në Istog. Krasniqi ka thëne se në Istog është i domosdoshëm ndryshimi dhe se Avdijaj i Vetëvendosjes është zgjedhja më e mirë. Ministri ka ftuar të gjithë komunitetin që të votojnë për ndryshim. “Sot isha në Istog për të takuar dhe për t’i dhënë përkrahje kandidatit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Agron Avdijajt.

Istogu është njëra nga komunat ku ndryshimi është i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm.

Ne si IRDK përkrahim fuqishëm Avdijajn dhe ftoj të gjitha komunitetet pa dallim që të bëhen pjesë e ndryshimit. Istogu është qytet i bukur dhe me shumë potencial, dhe është programi i Agron Avdijajt ai që kthen dinjitetin, mirëqeverisjen, zhvillimin dhe qeverisjen pa nepotizëm e me duar të pastërta” shkruan Krasniqi në Facebook.