75 Mall Live Search
20:01 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Ministri Krasniqi ka një lajm të mirë për bizneset pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai ka bërë me dije se duke u bazuar në këtë ligj edhe MTI-ja do t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me 10.4 milionë euro. “

Sot ndjehem i lumtur që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës aprovuan Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili në situatën aktuale është mbase i nevojshëm për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot ndjehem i lumtur që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës aprovuan Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili në situatën aktuale është mbase i nevojshëm për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në këtë ligj edhe MTI-ja do t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me 10.4 milionë euro. V.K