Ministri Krasniqi: Komuniteti Egjiptian nuk futet në pazar për pozita shtetërore

Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka treguar pse po hesht përballë akuzave, siç i ka quajtuar ai të kota të ish-deputetit Veton Berisha.
Krasniqi ka thënë se Komuniteti Egjiptian dhe partia e tij IRDK nuk do të futet në pazar për pozita shtetërore.
“Si duket ‘pazarxhiu ende mban gjallë shpresën se do ta fus në pazar Komunitetit Egjiptian për pozita shtetërore” Shumë aktivistë dhe bashkëpunetorë në IRDK, po më pyesin se pse nuk po kundërpërgjigem në shkrimet e kota të ish deputetit Veton Berisha?! Është shumë e thjesht, dështimi i tij në tre mandate dhe niveli i opozitarizmit nga ish deputeti, IRDK-së do t’i mundesoj të jetë përfaqesuese e vetme, e denjë për një kohë të gjatë e Komunitetit Egjiptian. Në postimin e fundit nga padituria e tij, paska kritikuar që Qeveria Kurti kur investon në “Filter në Termocentralin Kosova A dhe Termocentralin Kosova B” nuk po investon edhe për komunitetet tjera në Kosovë. Sigurisht, ndonjë aktivist i IRDK-së mund të ju jap disa leksione për opozitarizëm. Mirëpo më mirë ndalu mos shpërfaq paditurinë tënde, mjafton të të mbajmë në mend për manovrimet e dështuara për tu bërë ministër” shkruan ministri Elbert Krasniqi në reagim.