12:13 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / AR

Ministri Krasniqi merr pjesë në grupin punues për mbrojtjen nga diskriminimi të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Me iniciativën e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi është mbajtur mbledhja e grupit teknik të punës për mbrojtjen nga diskriminimi të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe zëvedëskryeministrja znj. Emilija Redzepi.

Ky grup punues ka për qëllim të krijojë një fazë të re të bashkëpunimit ndërinstitucional, duke u bazuar në hapa konkret dhe aktivitete qeveritare të cilat kanë për qëllim mbrojtjen nga diskriminimi të komuniteteve.

Në fjalën e tij, Ministri z. Krasniqi, theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij të plotë në marrjen e veprimeve konkrete në rastet e diskriminimit racor, duke përmendur se mbledhja e këtij grupi punues është një nga hapat të cilat paraqesin vullnetin qeveritar në mbrojtjen e komuniteteve dhe luftimin e racizmit në Kosovë.