75 Mall Live Search
14:35 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / B O

Ministri Krasniqi ndan mirënjohje për organizatën humanitare që shëroi gjashtë fëmijë kosovarë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka marr pjesë në inaugurimin e Qendrës Pediatrike Ndërkombëtare për Kardiologji ‘Ida Cabakoff’ e cila është dedikuar për nevojat e Save A Child’s Heart dhe angazhimin e kësaj organizate humanitare në shërimin e fëmijëve nga sëmundjet kardiologjike.

Me këtë rast, Ministri Krasniqi ka ndarë mirënjohje për organizatën humanitare Save A Child’s Heart dhe i ka falënderuar për shërimin e 6 fëmijëve nga Kosova të cilët janë trajtuar nga kjo organizatë humanitare gjatë dy viteve të fundit.