75 Mall Live Search
12:55 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / B O

Ministri Krasniqi ndanë lajmin më të mirë për komunitetet në Kosovë, qindra shtëpi të reja në projektin milionësh

Nga e hëna do të hapet thirrja, e cila iu mundëson qytetarëve të Kosovës, nga të gjitha Komunat që të aplikojnë për mbështetjen e ndërtimit të shtëpisë së re, ose për përfitim me materiale për renovimin e shtëpisë.

Këtë e ka bërë të ditur për “IndeksOnline” Elebert Krasniqi ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal (MPAL). Ai shpreson që një numër i konsiderueshëm i përfituesve do të mbështetet në këtë proces së paku 200 përfitues do të jenë përfitues tek komponentë e mbështetjes me materialeve ndërtimore dhe 100 shtëpi të reja do të ndërtohen nga ky proces i cili do ta lehtësoj sado pak gjendjen e komunitetit.

“Tanimë jemi shumë afër përfundimit të procedurave për hapjen e thirrjeve për personat që i plotësojnë kriteret për ndërtimin e shtëpive për komunitetet në komunat e Republikës së Kosovës. Nga e hëna do të jetë publike thirrja e cila iu mundëson qytetarëve të Kosovës nga të gjitha Komunës të aplikojnë për mbështetjen e ndërtimit të shtëpisë së re ose për përfitim në renovim ose material për renovimin e shtëpisë. Është një nga projektet të cilin si qeveri e kemi projektua në mënyrë që ti mbështesim komunitetet në Komunat e Kosovës. Me një buxhet prej 3 milion eurosh. Shpresojmë që një numër i konsiderueshëm i përfituesve do të mbështetet në këtë proces së paku 200 përfitues do të jenë përfitues tek komponentë e mbështetjes me materialeve ndërtimore dhe 100 shtëpi të reja do të ndërtohen nga ky proces i cili do ta lehtësoj sado pak gjendjen e komunitetit”, tha Krasniqi.

Tashmë Komunat tjera nuk do të mund ti kenë zili më kryeqytetit për shërbimet e digjitalizuar, pasi që shumë shpejtë këto shërbime do ti ofrojnë edhe komunat e tjera të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur ministri Krasniqi.

“Digjitalizimi i shërbimeve komunale. Tashmë kemi filluar me implementimin e projektit e-Komuna është një platformë do të jetë një platformë e integruar në platformën E-Kosova. Shërbimet e para do të lanësohen shumë shpejt.  Me datën 6 kemi një aktivitet të qeverisë ku i prezantojmë disa shërbime të reja digjitale në nivele të ndryshme të qeverisjes. Do të jetë për herë të parë edhe agjenda lokale e përfshirë aktet komunale do të jenë njëra ndër shërbimet të cilat do të bëhen në mënyrë elektronike dhe jo në mënyrën klasike siç ka qenë deri tash. Kjo do të ndikoj edhe në transparencë”, tha Krasniqi.

Ai ka treguar edhe për punën dy vjeçare të qeverisjes, duke numëruar projektet të cilat kanë ndikuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve. po ashtu ka treguar edhe për projektet që do të realizohen për dy vitet e ardhshme.

“MAPL-ja për këto dy vite të qeverisjes Kurti 2 , ka qenë e angazhuar që të përkujdeset në agjendën legjislative të ministrisë sonë edhe të fushës të cilën ne e mbulojmë. Tu e pas edhe në konsideratë që e ka edhe një numër të konsiderueshëm të ligjeve që konsiderohen me interes vital. Kemi bërë plotësim ndryshimin e ligjit për vet qeverisje lokale por ky ligj nuk ka kaluar në Kuvend. Për shkak se për kalimin e këtij ligji duhen edhe dy e treta e komuniteteve pakicë. Komuniteti serb nuk e ka pas këtë vullnet që të bashkëpunoj edhe pse jemi përkujdese që të garantoj që gjithçka nuk prek asesei të drejtat dhe interesat e komuniteteve. Përkundrazi ka pasur masa ku janë paraparë rritjet e drejtave të komuniteteve

Krasniqi tha se gjatë kësaj periudhe është rrit edhe monitorimi i Komunave.

“E kemi rrit në vazhdimësi edhe monitorimin e Komunave për të gjitha raportet ato që i bëjnë në ministrinë tonë. Kështu që kurdo kur bëhet renditja e Komunave fituese të ketë një bazë të qëndrueshme edhe të jetë reale.  Në anën tjetër bashkë me donatorët dhe jemi përkujdes që për një cikël katër vjeçar të sigurojmë mbi 40 milionë euro për këtë skemë të grantit ku Qeveria e Kosovë mbështet me mbi 15 milionë euro në këtë shumë totale. Komponentë e rëndësishme 5 milionë euro në komuna ku jetë një grupe të ndryshme minoritare”, tha Krasniqi./IndeksOnline/