75 Mall Live Search
20:28 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / OSH

Krasniqi nënshkruan marrëveshje për Zbatimin e Grant Kontratës- Asistencës Teknike me Maqedoninë Veriore

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë Veriore, Ministri i Adminisrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit për zbatimin e grantit të kontratës – asistencës teknike, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, IPA II 2014 – 2020.

Gjatë nënshkrimi të marrëveshjes Ministri Krasniqi ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshje për të dyja palët duke theksuar se “Përmes kësaj marrëveshje, shtetet tona vetëm se po e konfirmojnë thellimin dhe bashkëpunimin e mëtejmë, në kontekst të zhvillimit ekonomik dhe social.

Displaying 1.jpg

Kultivimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë parakushtet kryesore në procesin e integrimit dhe plotësimin e standardeve evropiane, me ç’rast kjo krijon stabilitet, ofron siguri dhe hap perspektivën evropiane për qytetarët tanë”.

Displaying 2.jpg

Marrëveshje e Partneritet parasheh organizimin dhe përcaktimin e përgjegjësive të secilit partner për zbatimin e pjesës përkatëse të Grant Kontratës – Asistencës Teknike dhe e njëjta financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, Kosovë – Maqedoni Veriore, IPA II, 2014 – 2020.