75 Mall Live Search
17:44 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / OSH

Ministri Krasniqi njofton tërheqjen e disa pronave për privatizim të AKP-së, të njëjtat iu kthehen komunave

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë aprovuar tri pika nga kjo ministri, shkruan IndeksOnline.

Krasniqi njoftoi për shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në komunat: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Han i Elezit.

Postimi i plotë:

Pas mbledhjes së 73 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të mbajtur me datë 30.04.2022, në kuadër të rendit të ditës kanë qenë edhe tri pika nga MAPL, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar, me sa vijon:

✅1. Shqyrtimi i Propozim – Vendimit për shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në komunat: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Han i Elezit;

2. Informimi i Kabinetit Qeveritar lidhur me Raportin final të studimit gjithëpërfshirës për Sistemin e Vetëqeverisjes Lokale;

3. Informimi i Kabinetit Qeveritar lidhur me Raportin e Vlerësimit të Ligjshmërisë së Akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën Janar – Dhjetor, 2021.

📸Pas mbledhjes së qeverisë kemi mbajtur një konferencë të përbashkët për media me Ministrin z. Hekuran Murati ku jemi përgjigjur pyetjeve të adresuara nga përfaqësuesit e mediave lidhur me pikat e rendit të ditës të mbledhjes së qeverisë.