14:23 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / B O

Ministri Krasniqi priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë

Bashkëpunimi në fushën e qeverisjes lokale dhe zhvillimit të qendrueshëm lokal ishin temat kryesore të cilat u diskutuan në takimin në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal , Elbert Krasniqi dhe Ambasadorit të Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, shkëlqësisë së Tij, Antonello De Riu.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasnqi, fillimisht i uroi mirëseardhje ambasadorit të Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, z. Anonello De Rui, duke përmendur marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndër vite në mes të dy shteteve.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi, e njoftoi ambasadorin z. De Riu për prioritetet dhe projektet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e qeverisjes lokale.

Ambasadori i Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës z. De Riu, duke falenderuar Ministrin z. Krasniqi për pritjen, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve në fushën e qeverisjes lokale, duke shprehur gatishmërin e tij të plotë për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.