10:50 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministri Krasniqi priti në një takim ambasadorin Minxhozi, flasin për bashkëpunimin ekonomik

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në një takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi me të cilin biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara midis Prishtinës dhe Tiranës.

Ministri Krasniqi falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar ndihëm e shtetit shqiptar për Republikën e Kosovës.

Ministri Krasniqi dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për sezonin turistik dhe masat që duhet të respektohen për t’u mbrojtur nga pandemia, duke u dakorduar që të kenë takime vazhdueshme që t’i eliminojnë të gjitha barrierat që mund të paraqiten midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërsa ambasadori e uroi ministrin Krasniqi për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim dhe shprehu gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për ta përkrahur  integrimin dhe  zhvillimin  ekonomik e politik të Republikës së Kosovës.

Po ashtu në takim u diskutua edhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe lehtësitë që duhet të vazhdojnë që të rriten shkëmbimet tregtare.