15:42 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / B O

Ministri Krasniqi priti në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj dhe stafin e tij me qëllim të diskutimit për temat të cilat lidhen me fushëveprimin e MAPL-së dhe Avokatit të Popullit.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për kërkesat e IAP-së drejtuar MAPL-së si dhe kërkesat e qytetarëve drejtuar Komunave për të cilat qytetarët nuk kanë marrë përgjigjje.

Ministri Krasniqi njoftoi Qelajn se është gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim duke theksuar mbështetjen e tij të plotë në shqyrtimin dhe zgjedhjet e problemve brenda kompetencave dhe fushëveprimit të MAPL-së.