75 Mall Live Search
14:29 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / AR

Ministri Krasniqi shkon në Veri, qeveritari i parë që viziton “zonën e nxehtë” pas tensioneve të krijuara

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shkuar në veri, për të bashkëbiseduar me qytetarët.

Krasniqi është qeveritari i parë që viziton “zonën e nxehtë” pas tensioneve të krijuara.

Njoftimi i plotë:

Në Komunën e Zveçanit i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës z. Florim Kelmendi, shefi i zyrës për komunitete z. Lulzim Peci dhe këshilltari në MPB z. Erden Atiq vizituam fshatrat: Lip, Boletin dhe Zhazhë për të bashkëbiseduar me qytetarët.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite vizituam zyrën lokale për komunitete, ambulantën dhe shkollën.

Koordinimi me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe implementimi i projekteve në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve mbetet prioritet i qeverisë së Republikës së Kosovës.