16:01 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / B O

Ministri Krasniqi takon përfaqësuesit e Advancing Together

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e OJQ-së Advancing Together.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e organizatës Advancing Together, kanë njoftuar ministrin Krasniqi për aktivitetet e organizatës duke u fokusuar tek çështjet të cilat lidhen me fushën e promovimit të të drejtave të komuniteteve.

Në anën tjetër, Ministri Krasniqi, ka përmendur disa nga vendimet e tij si Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilat lidhen me mbështetjen e grupeve të margjinalizuara dhe komuniteteve, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së tyre.

Në fund, Ministri Krasniqi ka theksuar përkrahjen e tij të plotë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe organizimin e aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me promovimin dhe fuqizimin e komuniteteve jo-shumicë.