75 Mall Live Search
19:10 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / OSH

Ministri Krasniqi takon Senatorin Nunn, zëvendës Sekretarin e Shtetit Ross dhe Drejtoreshën Ekzekutive të IOWA Sister States McCollum

Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e IOWA-s ka takuar Senatorin e Shtetit z.Zach Nunn, zv.Sekretarin e Shtetit z.Michael Ross dhe Drejtoreshën Ekzekutive të IOWA Sister States znj.Karla McCollum me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet komunave të Kosovës dhe qyteteve të IOWA-s, si dhe fuqizimit të mëtejmë të bashkëpunimit në qeverisje elektronike dhe digjitalizim të shërbimeve, rini, shkëmbim të eksperiencave, zhvillim ekonomik lokal dhe fusha të tjera.

Në këtë takim, Ministri Krasniqi e vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve partnere, si dhe shprehi mirënjohje dhe falënderim të pranishmëve për gjithë mbështetjen dhe ndihmën të cilën SHBA-të e kanë dhënë për Kosovën në të gjitha proceset dhe fazat e saj të shtetndërtimit.