Ministri Krasniqi takon shefin e UNDP-së, flasin për qeverisjen lokale dhe investimet për nevojat e komunitetit

Nuno Queiros, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë ka vizituar Elbert Krasniqin, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal për të mbështetur qeverisjen lokale.
“Takim i shkëlqyer me Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkushtimin tonë për të mbështetur qeverisjen lokale dhe investimet për nevojat e komunitetit, digjitalizimin dhe antikorrupsionin në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe zbatimin e agjendës së gjelbër në nivel lokal”, thuhet në njoftimin e UNDP-së.