16:39 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Ministri Krasniqi u takua me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly, i shoqëruar nga Zëvendësambasadorja, Pauline Menthonnex Gacaferri,drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Zhvillim, Katharina Stocker dhe Gil Bösch, Atashe.

“Duke e uruar për detyrën e re ministrin Krasniqi,  ambasadori Kolly  shprehu vullnetin për të zhvilluar partneritetin me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe përkrahjen e komunave të Kosovës”, thuhet nw njoftimin e MAPL-sw.

Gjatë takimit ministri Krasniqi dhe Ambasadori Kolly, u dakorduan që bashkëpunimi në mes  Ministrisë  së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë është shumë i rëndësishëm, dhe se përkrahja për komunat do të kontribuojë në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në fund të takimit ministri Krasniqi falënderoi ambasadorin Kolly, përkatësisht Ambasadën e Zvicrës në Kosovë për rolin dhe kontributin e tyre në përkrahjen e komunave të Kosovës.

Nga ana tjetër ambasadori Kolly shprehu mbështetjen dhe përkushtimin e plotë për bashkëpunim në mes Ambasadës Zvicerane dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.