75 Mall Live Search
19:27 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / LB

Ministri Krasniqi vazhdon agjendën e takimeve në ShBA

Në vazhdën e realizimit të vizitës zyrtare në shtetin e IOWA-s, Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi ka takuar kryetarët e qyteteve, përfaqësuesit e këshillave dhe administratorët e qyteteve Clarion, Fort Dodge, Johnston, Sioux City, Des Moines dhe Norëalk, përkatësisht kryetarin e qytetit të Clarionit z.Duane Asbe, kryetarin e qytetit të Fort Dodge Matt Bemrich, kryetaren e qytetit të Johnston znj.Paula Dierenfeld, kryetarin e pro tem z.Dan Moore, kryetaren e pro tem znj.Linda Ëestergaard dhe kryetarin e qytetit Tom Philips.

Përgjatë këtyre vizitave, Ministri Krasniqi u njoftua nga kryetarët e qyteteve për veprimet që kanë ndërmarrë në drejtim të përmirësimit të shërbimeve komunale për qytetarët, zhvillimit ekonomik lokal me fokus në zhvillimin rural, si dhe përfshirjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit me qytetarët në hartimin e politikave dhe në procesin e vendimmarrjes.

Me këtë rast, Ministri Krasniqi përgëzoi kryetarët e qyteteve për punën e bërë në realizimin e kërkesave të qytetarëve dhe në avancimin e të gjitha shërbimeve që ofrohen për qytetarët. Më tej, Ministri Krasniqi theksoi se aktivitetet e parapara në Marrëveshjet e Bashkëpunimit/Binjakëzimit ndërmjet komunave të Kosovës dhe qyteteve të IOWA-s, i duhet dhënë energjinë e duhur me qëllim  të zbatimit sa më të mirë të tyre dhe njëkohësisht për të krijuar mundësi dhe ide të reja.