Ministri Krasniqi viziton Rozhajën, Plavën e Gucinë, kjo është arsyeja

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar katë qytetet në Mal të Zi, Rozhajën, Plavën, Gucinë dhe Andrijevicën.
Nga afër, Krasniqi ka parë projektet e implementuara në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës e Malit të Zi.

“Në Rozhajë, Andrijevicë, Plavë dhe Guci për të vizituar projektet e implementuara në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar 🇽🇰🇲🇪 të financuara nga 🇪🇺.
⛰ Përmes financimit të projekteve të cilat kanë për qëllim zhvillimin e turizmit malor dhe mbrojtjen e ambientit krijohen mundësi për zhvillim ekonomik lokal nga i cili përfitojnë qytetarët dhe komunat e të dy vendeve.
🤝 Projektet e realizuara ne mes Komunave Andrijevicë – Deçan, Pejë – Guci dhe Plavë – Gjakovë, forcojnë bashkepunimin ndërkufitar dhe ndër-institucional dhe hapin përspektivë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/