75 Mall Live Search
18:00 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Ministri kroat i kërkon zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Mbrojtjes shtimin e ushtarëve në Kosovë

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka thënë se është takuar me zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s, David Baker.

Në një njofim në platformën X, ai ka theksuar se në këtë takim ka theksuar se çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është “Kosova dhe se prania amerikane përmes KFOR-it është jashtëzakonisht e rëndësishme”.

“Theksova gjithashtu se Kroacia është e angazhuar fuqishëm për pajisjen dhe modernizimin e ushtrisë kroate, së bashku me aleatin tonë, ne po pajisim Forcat e Armatosura me Bradley, Black Hawks dhe sistemin raketor Himars”, ka shkruar Anushiq.