20:57 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ministri Lekaj feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur (Foto)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj sot feston ditëlindjen e tij të 56-të.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Lekaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Në imazhet e publikuara së bashku me falënderimin për urimet e ditëlindjes, Lekaj shfaqet me familjen e ngushtë. Aty shohim bashkëshorten, djemtë dhe renë e tij.

“Bashkëpunëtorë, miq dhe familjarë, dua të ju falënderoj përzemërsisht për urimet e shumta me rastin e datelindjes time.

Me të vërtetë ju jam mirënjohës të gjithëve që më keni uruar dhe dua të ju falënderojë për bashkëpunimin duke uruar suksese të përbashkëta.

Faleminderit!”, ka shkruar Lekaj në këtë postim.

Ndryshe, ministrit i urojmë gëzuar ditëlindjen./Indeksonline/