75 Mall Live Search
21:36 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ministri Lekaj tregon se po largohet dheu i shembur në rrugën Pejë-Kuçishtë-Bogë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se kanë intervenuar në hapjen e rrugës Pejë-Kuçishtë-Bogë, konkretisht të Shtupeq i Madh, ku gjatë ditës ka pasur shembje të dheut. Lekaj ka treguar se edhe në këto momente kompanitë mirëmbajtës janë duke punuar. Ai u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të kenë kujdes.

Ky është postimi i plotë i Lekajt në Facebook:

Qytetare të Pejës me rrethinë, reshjet e dendura të ditës së sotme kanë bërë që rruga nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, konkretisht të Shtupeq i Madh, kilometri i 13’të, ka patur rrëshqitje të dheut e të gurëve.

Ministria e Infrastrukturës ka ndërhyrë përmes kompanive të mirëmbajtjes, po punohet edhe në këto momente që të lirohet për qarkullim kjo rrugë e cila ishte e bllokuar. Reshjet po vazhdojnë e kjo mund të përkthehet në rrëshqitje të tjera në këtë segment, prandaj ju paralajmërojmë që të jeni të kujdesshëm gjatë lëvizjeve.

Ne do të vazhdojmë të jemi në krye të detyrës sipas nevojës, prandaj një mirëkuptim dhe kujdes i dyanshëm do të nënkuptojë siguri më e madhe për të gjithë.