75 Mall Live Search
14:02 / E Martë, 24 Shtator 2024 / S Z

Ministri libanez: Janë vrarë të paktën 558 persona brenda dy dite në sulme ajrore izraelite

Ministri libanez Shëndetësisë i Libanit, Firass Abiad, ka thënë se të paktën të paktën 558 njerëz janë vrarë në dy ditë sulme ajrore izraelite.

Ai ka thënë se në personat e vrarë përfshihen 50 fëmijë dhe 94 gra, shkruan CNN-i, transmeton Klankosova.

“Ne mbetemi në luftë dhe mbetemi në presionin e sulmeve. Përgjegjësitë tona nuk kanë mbaruar”, është shprehur ai.

Ministri Abiad ka shtuar se edhe 14 ambulanca dhe kamionë zjarri ishin goditur nga forcat izraelite, derisa në total, 1 mijë e 835 njerëz janë plagosur nga sulmet.