16:07 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Ministri Likaj ka ndarë 3062 bursa për studentë në Universitete Publike, 596 për komunitetet joshumicë

Ministri Likaj ka patur një mision jo të lehtë para vetes. Drejtimi MASHT në kushte pandemie ka qenë sprovë e vështirë për të. Megjithatë, ai ka arritur që të menaxhojë sitatën në arsim duke qenë edhe përkrahës i madh i nxënësve dhe studentëve.

Brenda vetëm tre muajsh pune intensive, u përfunduan procedurat për ndarjen e dy raunde me 3062 bursa për studentët elitarë të Universiteteve Publike, 596 bursa për nxënësit e komuniteteve jo shumicë të shkollave të mesme të larta, 40 bursa për vajzat në drejtimet teknike në institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Likaj ka mbështetur edhe Olimpiadën e Matematikantëve të Kosovës që patën edhe paraqitje ndërkombëtare.

Së fundi, Likaj si ministër i Arsimit është zotuar që të ndihmojë financiarisht dy studentë kosovarë të pranuar në Harvard.