75 Mall Live Search
18:55 / E Diele, 28 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministri Likaj telegram ngushëllimi për familjen e 12 vjeçares që u mbyt dje në pishinë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj i ka shprehur ngushëllime familjes, për vdekjen tragjike të nxënëses Lirigzona Dugolli nga Nekoci i Drenasit.

“Me dhembje morëm lajmin se ka ndërruar jetë Lirigzona Pajazit Dugolli, nxënëse e Shfmu “Bajram Curri” në Nekoc të Drenasit.

Ngushëllime të sinqerta familjes, shoqeve e shokëve të klasës, shkollës dhe mësimdhënësve”, thueht në telegram ngushëllimin.

Ndryshe, 12 vjeçarja ka vdekur pasditen e djeshme në pishinën e fshatit Baice të Lipjanit.