75 Mall Live Search
13:33 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Ministri Likaj viziton një fabrikë: U dakorduam për bashkëpunim, nxënësve u nevojitet praktika profesionale

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka vizituar sot fabrikën “Osa Termosistem”. Në takim është diskutuar edhe mundësia që nxënësve dhe studentëve t’u ofrohet praktika profesionale, e më pas edhe punësimi.

“Sot vizitova fabrikën “Osa Termosistem” në Rahovec, me pronar Z.Selami Osa.
Fabrika merret me prodhimin e “komorave” ftohëse, ngrirëse, për fermentim, e teknologjisë me inox për prodhimin dhe përpunimin në industrinë e qumështit, pemëve dhe perimeve, verës e birrës, ujit, mishit, mjaltit, rezervuarëve të ndryshëm, kalldajave, furrave tharëse etj.
Familja Osa me punë të ndershme ka arritur që me prodhimet e veta të mbulojë tregun e Kosovës dhe rajonit.

Fabrika “Osa…” është e gatshme të pranojë nxënës dhe studentë të profileve të makinerisë për praktikë profesionale dhe njëkohësisht për punësimin e tyre dhe ne u dakorduam për të bashkëpunuar në vazhdimēsi pasi që arsimin dhe aftësimin profesional e kemi prioritet!
Duhet theksuar faktin se kjo fabrikë në vazhdimësi ka mungesë të kuadrove të kualifikuara në këtë sektor”, shkruan Likaj në njoftim.