16:56 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministri Lluka: Investimi për energji jo funksionalizues për shkak të Serbisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, sot ishte pjesë e një paneli bashkë me Ministrat ekonomik të rajonit, ku u diskutua për bashkëpunim ekonomik rajonal.

Lluka, njoftoi përmes një postimi, bëri të ditur idenë që të ofrojnë sa më shumë mundësi për të zhvilluar biznese të cilat mund të jenë konkurruese me bizneset e mëdha ndërkombëtare, përcjell Indeksonline.

“Së bashku, të gjithë 6 shtetet e Ballkanit perëndimor mund të ofrojnë shumë më tepër për bizneset tona. Jemi afër 20 milionë banorë, që është mjaftueshëm për ti zhvilluar bizneset në nivelin që mund të jenë konkurrues me bizneset e mëdha ndërkombëtare”, ka shkruar Lluka.

Ai tha, se për të funksionuar kjo ide, duhet shumë punë, duke nisur nga heqja e barrierave të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave deri tek njohja reciproke e certifikatave të ndryshme për eksport dhe import.

“Kemi shumë punë për të bërë që kjo ide të funksionojë, duke filluar me heqjen e barrierave në lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, njohjen reciproke të certifikatave të ndryshme për eksport/import dhe rritjen e investimeve në infrastrukturë ku Kosova është përpara të gjithëve në relacion të interkontektivitetit pasi qe ka investuar në infrastrukturë rrugore duke e lidhur Kosovën me Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi. Tashmë ka filluar projekti edhe në hekurudhë ku do të lidhet Kosova me Maqedoni dhe Serbi”, tha Ministri i Ekonomisë.

Lluka, tha se është investuar në energji  e cila nuk mund të funksionalizohet pikërisht për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e Serbisë, me ç’rast mund të bllokohet integrimi rajonal për energji.

Tutje, ai tha se është investuar në energji në transmision me Shqipëri që nuk mund të funksionalizohet për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e Serbisë./Indeksonline/