75 Mall Live Search
15:23 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ministri Lluka ndërhynë direkt në prokurim të Telekomit

Njoftimi i mëhershëm i Telekomit se ministri Valdrin Lluka në vazhdimësi ka bërë veprime e deklarime për falimentim të kësaj kompanie po dalin të vërteta.

Në një dokument që Indeksonline ka siguruar shihet qartë se si ministri Lluka ka ndërhyrë direkt në një proces të prokurimit të kësaj kompanie.

Telekomi i Kosovës kishte respektuar në tërësi procedurat ligjorë për hapjen e tenderit kishte zhvilluar edhe procedurat e nevojshme dhe në fund ministri me një email zyrtar kërkon që ta anulohet ky tender, shkruan Indeksonline.

Ky veprim vlerwsohet si ndërhyrje e drejtpërdrejt në punët e brendshme të Telekomit të Kosovës dhe veprim i kundërligjshëm i ministrit Lluka.

Me këtë tender, Telekomi ka pasur si synim ristrukturimin e korporatës me cka do të ndikonte pozitivisht në afarizmin e tij ku do të kurseheshin mbi 300.00 euro në muaj.

Ky veprim i ministrit Lluka i ka shkaktuar humbje të mëdha korporatës dhe është bërë precedent se si një ministër ndërhynë direkt në një proces të prokurimit./Indeksonline/