75 Mall Live Search
19:25 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ministri Lluka reagon pas vrasjes së policit në Istog

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Istog ku ka mbetur i vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një statusi në Facebook ka reaguar për vrasjen e policit, shkruan Indeksonline.

Statusi i tij i plotë:

Izet Demaj sot ra heroikisht në mbrojtje të qytetarit, rendit e ligjit. Përherë falenderues për kontributin që dha në luftë e liri.

Kosovës do t’i mungon trimëria jote, Izet.