Ministri Lluka takon zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-ve
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Mathew Palmer, me të cilin diskutuan proceset ekonomike në vend edhe për investimet amerikane.
Gjatë takimit ministri Lluka ka informuar, Palmer rreth politikave ekonomike dhe politike, të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, si dhe për projektet madhore në vend.
Gjithashtu, u rikonfirmua gatishmëria dhe nevoja e intensifikimit të marrëdhënieve tregtare mes Kosovës dhe SHBA-ve.
Në anën tjetër, zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matheë Palmer ka shprehur gatishmëri të pa rezervë ministrit Lluka dhe Qeverisë së Kosovës në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Përendimor, si dhe në procesin e evrointegrimit atlantik të Kosovës.