Ministri Murati vjen me 20 minuta vonesë në raportimin e komisionit

Sot është mbledhur Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Në këtë mbledhje do të raportojë Ministri i Financave, Hekuran Murati. Bashkë me Muratin në mbledhje të komisionit do të raportojnë edhe përfaqësues të Doganës së Kosovës.

Murati e përfaqësues të Doganës do të raportojnë lidhur më realizimin e të hyrave për vitin 2023.
Deputetët kanë pritur për 20 minuta arritjen e ministrit në raportim./Indeksonline/