10:20 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministri malazias – pozitiv me Covid-19

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Malit të Zi, Kemal Purishiq, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Lajmin e ka dhënë Qeveria e Malit të Zi me një njoftim në Twitter.

Në lajmin e publikuar thuhet se Purishiq dhe gruaja e tij janë në vetizolim.

Mediat malazeze njoftojnë se gjendja momentale e ministri është stabile dhe se po shikohen njerëzit që kanë patur kontakt me të./Indeksonline/