08:45 / E Diele, 16 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ministri Maqedonci: E arritur për diplomacinë ushtarake, Besim Gashi atashe në Zvicër!

Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci ka thënë se edhe një e arritur tjetër e rëndësishme për diplomacinë ushtarake ka shënuar Kosova.

“Është akredituar atasheu ynë i mbrojtes si përfaqësues i shtetit të Kosovës në Konfederatën e Zvicrës.

Nënkolonel Besim Gashi, ka pranuar kredencialet si Atashe i Mbrojtjes me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Zvicër, me ç’rast përmes këtij vendimi i hapet rrugë konkretizimit të bashkëpunimit me Konfederatën e Zvicrës në aspektin e mbrojtjes, si dhe inicimit të projekteve ushtarake me vendin tonë”, ka njoftuar ai.