75 Mall Live Search
13:45 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / P M

Ministri Maqedonci po merr pjesë në Forumin e Sigurisë, në Varshavë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me ftesë të Forumit të Sigurisë së Varshavës po merr pjesë në punimet e forumit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë në Europë.

Në kuadër të këtij forumi ministri Maqedonci do të jetë folës në panelin me titull: “Të lidhur por të mbrojtur: shtylla digjitale e demokracisë moderne”.

Sesioni i këtij viti është fokusuar në veçanti në sfidat e shumëfishta dhe komplekse të sigurisë me të cilat po përballet kontinenti ynë, duke filluar nga kërcënimet konvencionale te sulmet kibernetike, disinformimi dhe lufta hibride.

Në margjinat e kësaj konference, përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, ministri Maqedonci do të realizojë edhe takime bilaterale me homologë si dhe përfaqësues të tjerë politikë dhe ushtarakë të vendeve partnere.

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve që përfaqësojnë vlerat e njëjta demokratike është thelbësor për frenimin e kërcënimeve që vijnë nga regjimet autokratike.