75 Mall Live Search
14:34 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / P M

Ministri Maqedonci priti në takim lamtumirës kolonel Sefer Shytin

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takimin lamtumirës zëvendësdrejtorin e zyrës për marrëdhënie me publikun të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Sefer Shytin, me rastin e pensionimit të tij.

Me këtë rast, ministri nderoi kolonelin me medaljen për “Shërbim të shquar”, si mirënjohje për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe meritor në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjithashtu, sot u mbajt ceremonia zyrtare e përcjelljes në pension të kolonel Shytit, në të cilën morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, sekretari i përgjithshëm, Gafur Dugolli, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si edhe kolegë, ushtarakë, miq dhe familjarë të kolonelit.

Gjatë fjalimeve të rastit u theksuan kontributi, sakrifica dhe profesionalizmi i kolonel Sefer Shytit në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

Me nderim dhe mirënjohje për kontributin e çmuar ndër vite, kolonel Sefer Shytit i urojmë pensionim të qetë, shëndet të mirë dhe suksese në të gjitha etapat e ardhshme të jetës.