Ministri Maqedonci uron Kurban Bajramin: Mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/05/Ejup-Maqedonci-3.jpg)
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
Maqedonci uroi “që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit”.
“Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit”, tha Maqedonci.
Ai theksoi se “se mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyqesi i përhershëm për jetë në paqe”.