Ministri Mehaj kërkon blerjen e dronëve, Rakiq del kundër!

Përmes Ministrisë së Mbrojtjes, përmes analizës kemi nevoje për dronë për rritjen e inteligjencës e vëzhgim, Ministria ka bërë kërkesë për blerje të dronit. Kështu ka deklaruar ministri, Armend Mehaj
Ai ka thënë se kanë pranuar letrën e ofertës kostoja për katër është 4.6 milionë dollarë ose 11.9 milionë euro.


Pagesa e shumës mund të bëhet në dy këste, në 50 përqind të shumës duhet të bëhet në nënshkrimin e kontratës, pjesa tjetër duhet të bëhet deri në mars të 2022. Andaj kërkojmë që 4.5 milionë euro, sepse 1 milionë euro mund t’i sigurojmë si ministri. Oferta nga SHBA-të të vlejë deri më 26 qershor” ka thënë Mehaj.
Kurse, Goran Rakiq ministër për Komunitete dhe Kthim ka dal kundër kërkesës së ministrit Mehaj për blerjen e dronëve.
“Ne duhet të merremi me ri këmbjen ekonomike dhe rritjen e vendeve të punës dhe kërkesa e ministri Mehaj është e papranueshme. Prioritet duhet të jenë këto për qeverinë” ka thënë Rakiq. /Indeksonline.