75 Mall Live Search
16:50 / E Premte, 11 Mars 2022 / MSH

Ministri Mehaj takohet me ambasadorin britanik, Nicholas Abbot

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot, me të cilin diskutuan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Gjithashtu, ata diskutuan edhe për stadin e realizimit të projekteve të përbashkëta në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndër të tjera Ministri Mehaj dhe Ambasadori Abbot u pajtuan për intensifikimin e angazhimit të përbashkët në të ardhmen, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.