Ministri Murati: Ditët në vijim do të njoftojmë qytetarët se si mund të përfitojnë nga 40 milionë eurot e ndara sot

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati është deklaruar lidhur me ndarjen e mbi 40 milionë eurove që u bënë sot nga Qeveria e Kosovës.
Murati tha se në mbledhjen e sotme të Qeverisë u ndanë mbi 40 milionë euro, në kuadër të masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.
Tutje ai theksoi se gjithashtu është miratuar edhe nisja e negociatave për Projektin e Reformimit të Sistemit të Ndihmës Sociale, që pritet të financohet nga Banka Botërore me 47 milionë euro.
Murati deklaroi gjithashtu se në ditët në vijim do të bëjnë edhe operacionalizimin e këtyre masave, dhe do të njoftojmë qytetarët se si mund të përfitojnë.
Postimi i plotë i ministrit Murati:
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi ndarë mbi 40 milionë euro në kuadër të masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike. Poashtu, u miratua edhe nisja e negociatave per Projektin e Reformimit të Sistemit të Ndihmës Sociale, që pritet të financohet nga Banka Botërore me 47 milionë euro. Themeluam edhe ekipin për Kartonin e Gjelbër. E shumë vendime tjera në të mirë të qytetarëve. Në ditët në vjim do të bëjmë edhe operacionalizimin e këtyre masave, dhe do të njoftojmë qytetarët se si mund të përfitojnë.