75 Mall Live Search
23:18 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / OSH

Ministri Murati nesër në interpelancë për faljen e gjobave bisnesve në pandemi

Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën e sotme, ku në rend dite janë dy pika.

Pika e parë do të jetë shqyrtimi i propozim-vendimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, ndërsa në pikën e dytë të rendit të ditës, do të mbahet Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.

Seanca e nesërme do të vazhdojë prej orës 10:00.