Ministri Murati përplaset me opozitën për Trustin

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka debatuar me deputetët e opozitës në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.
Fillimisht e komentoi fjalimin e deputetit të AAK-së, Pal Lekaj i cili kërkoi nga pozita që ta mbështes iniciativën për tërheqjen e 30% të Trustit Pensional.
Ministri Murati tha se opozita me këtë nismë nuk po i ndihmon qytetarët ashtu siç po premton pasi ndikimi te familjet me asistencë sociale dhe studentët pasi ata kanë zero kursime pensionale.
“U përmend çështja e Trustit. Pra më tregoni, sa kanë Trust familjet me asistencë sociale?, Studentët? Zero. Sa kanë trust ata me pagë minimale? Kanë zero. Pra këtyre po doni me ju ndihmu a?”, u shpreh Ministri Murati.
Murati replikoi edhe me deputetin Tahiri dhe i kërkoi që të sqarojë nëse Gjykata e Apelit e ka pezulluar vendimin për tarifa apo vetëm e ka pezulluar.
“Sa i përket vendimit të ZRRE-së, i them deputetit Tahiri i cili është jurist a është pezullu vendimi apo është anuluar?”, tha ai.
Tahiri u kundërpërgjigj duke thënë se vendimi do të anulohet dhe do të dal se qeveria i ka dëmtuar qytetarët sikur me disa vendime të mëhershme.