75 Mall Live Search
14:22 / E Shtunë, 08 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ministri Murati tregon se sa është jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar se sa është jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare në Kosovë është 80 vite.

E që është 4-5 vite më e lartë se mesatarja e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

‘’ Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.’’ Ka shkruar Murati në Facebook. /IndeksOnline/