21:16 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri Mustafa: Edhe një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka folur për media duke bërë të ditur se edhe një person është  duke luftuar me jetën si pasojë e aksidentit të trafikut në fshatin Mramor.

Sipas tij, mjekët në QKUK janë duke bërë përpjekje maksimale që t’ia shpëtojnë jetën pacientit, që është në gjendje kritike.

“U shprehi ngushëllime viktimave. Po ashtu kemi një pacient në gjendje të rëndë, mjekët janë duke e bërë punën e tyre dhe duke provuar t’ia shpëtojnë jetën”, ka thënë ministri për media.

Po ashtu, Ministri Mustafa ka thënë se janë 10 persona të përfshirë në aksident, ku shtatë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Ministri në fjalë, ka treguar se lëndime në krahun e djathtë ka pësuar edhe ambasadorja turke.

Rikujtojmë, që si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekur tre persona./Indeksonline/